Daçiq: Për demarkacionin me Kosovën do të vendoset me referendum në Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se demarkacioni i kufirit me Kosovën nuk është propozim zyrtar, por ide e zyrtarëve shtetërorë.

Sipas tij, nëse kjo ide bëhet propozim zyrtar, atëherë do të kalojë në Kuvendin e Serbisë si dhe për të do të vendosin qytetarët përmes referendumit.

Komentet e ministrit Daçiq u bën pas takimit me ministrin e Jashtëm të Burundit, Ezechiel Nibigira.

Megjithatë, të marten, Daçiq pati deklaruar se demarkacioni i kufirit me Kosovën është propozim zyrtar i Serbisë.

Disa orë pas kësaj deklarate, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ideja për “vënien e kufirit ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë e Serbi është dhënë nga vetë ai që para dy vjetësh”, transmeton REL.

“Nuk kam çfarë të komentoj. Këtë e kam thënë para dy vitesh”, tha Vuçiq gjatë një vizite në një Institut shëndetësor në Beograd.

Çështja e ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë është përmendur disa herë edhe nga presidenti i Kosovës,

TAGS