Daçiq: Serbia në vitin 2005 kishte një ofertë për ndarjen e Kosovës, nga bashkësia ndërkombëtare

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq konsideron se një marrëveshje me Prishtinën do të jetë e pamundur, pasi sipas tij, shqiptarët nuk e dëshirojnë një gjë të tillë.

Siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, Daçiq ka thënë se “korrigjimi i kufijve” me Kosovën nuk është ide e re, por sipas tij, për të është folur për vite të tëra dhe se Serbia në vitin 2005 kishte një ofertë nga bashkësia ndërkombëtare për ndarjen e Kosovës.

“Kemi nevojë për të udhëhequr një politikë të mençur. Unë jam i sigurt se Prishtina nuk do ta pranojë atë, por ata do të jenë përgjegjës”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara janë më të angazhuarat për arritjen e një marrëveshje.

Dhe Daçiq nuk është ndalur me kaq. Ai ka folur edhe rreth taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Gjermania dhe Britania janë duke e ‘bindur’ Haradinajn që mos të heqë taksën për mallrat nga Serbia dhe Mali i Zi”, tha Daçiq, duke theksuar se në ndryshim roli fazë.

“Dikush mendon se Haradinaj është trim, por ai nuk bën asgjë pa përkrahjen e jashtme”, citohet të ketë thënë Daçiq. /Telegrafi/

TAGS