Dafina Rexhepi lë anash muzikën për t’u marrë me boks

Dafina Rexhepi lë anash muzikën për t’u marrë me boks

Dafina Rexhepi po merret me boks.

Këngëtarja shqiptare, Dafina Rexhepi, karrierën muzikore e nisi me një sukses të madh, mirëpo rrugëtimin e saj në këtë fushë e ndërpreu në gjysmë, shkruan lajmi.net.

Pas një pauze të gjatë ajo vitin që lamë pas e ka publikuar këngën e re me titull ‘Gimme ur love’, këngë kjo e cila u pëlqye nga publiku.

Mirëpo ani pse u rikthye, Dafina nuk po merret intenzivisht me muzikë, madje duket se e ka lënë anash për t’u përkushtuar në krejt diçka tjetër dhe bëhet fjalë për boks.

Ishte vetë Dafina ajo e cila e ka publikuar një foto në Instagram të cilën e ka realizuar gjatë ushtrimeve.

“Motivimi im i mirë”, ka shkruar ajo pranë postimit të bërë./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS