Dafina Zeqiri flet për ‘sherrin’ me Tunën: I kemi pranuar gabimet, është normale për…

Dafina Zeqiri flet për ‘sherrin’ me Tunën: I kemi pranuar gabimet, është normale për…

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri teksa ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “NIN” në Klan Kosova, ndër të tjera ka folur edhe për përplasjen që bëri bujë kohë më parë me kolegen e saj, këngëtaren Tuna Sejdiu.



Kujtojmë se këngëtaret nuk flisnin me njëra-tjetrën  dhe kjo për shkak të disa deklaratave të Dafinës, ku ajo vinte në pikëpyetje talentin e Tunës dhe e quante atë njeri me dy fytyra. Zënka mes tyre u zbulua kur Tuna zhduku pjesën e refrenit të Dafinës në këngën “Vibe”, pavarësisht se asnjëra nga këngëtaret nuk e pranuan.

Mirëpo duket se zënkat mes tyre i kanë lënë pas, pasi Dafina tha në rubrikën “Haje ose thuaje”, se raporti mes tyre tashmë është shumë i mirë.

“Është shumë normal për dy ferma self made që të kenë përplasje! Ka kaluar një kohë edhe ajo ka pranuar gabimet e veta dhe unë gabimet e mia se kemi qenë më të reja. Kanë ndikuar shumë njerëz kështu që sot jemi shumë mirë!”- tha Dafina.

TAGS