Daka: Partitë politike nuk kanë vullnet për ndryshim të sistemit zgjedhor (Video)

Daka: Partitë politike nuk kanë vullnet për ndryshim të sistemit zgjedhor (Video)

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se përmirësimi i sistemit zgjedhor do të ndihmonte KZQ-në në shumë aspekte, por sipas saj ndryshim politik të sistemit zgjedhor nuk do të ketë pasi mungon vullneti i subjekteve politike.

Daka, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se është fatkeqësi që reforma zgjedhore ka filluar nga viti 2011 dhe nuk ka përfunduar akoma.

“Shpresojmë se kësaj radhe Komisioni i formuar për reformën zgjedhore do të kryej punën e vet dhe së paku do të kemi një reformë teknike sepse reforma zgjedhore nënkupton ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe ndryshimet teknike që përmirësojnë procesin zgjedhor”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka thënë se ka munguar vullneti politik nga liderët e subjekteve politike për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Kur është ardhur në pikën për ndryshimin e sistemit zgjedhor aty nuk ka pasur më vullnet. Kësaj radhe meqë synohet vetëm përmirësimi i sistemit zgjedhor nga ana teknike, e jo ndryshimi i sistemit zgjedhor nga ana politike, shpresoj shumë se do të përmirësohet sistemi zgjedhor që do të na lehtësonte edhe neve si KQZ punën”, tha ndër të tjera Valdete Dakaj./Telegrafi/

TAGS