Dalic: Desha të bëj zëvendësime, por askush nuk donte ta lëshojë fushën

Dalic: Desha të bëj zëvendësime, por askush nuk donte ta lëshojë fushën

Përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka treguar për momentet e lojës në ndeshjen kundër Kroacisë.

Ai e ka kujtuar Gjeneratën e Artë të vitit 1998 që u eliminua në gjysmëfinale duke lënë të kuptohet se tash është koha e kësaj gjenerate.

Zlatko Dalic dhe Luka Modric (Foto: Getty Images)

Dalic ka theksuar se disa lojtarë kanë luajtur të lënduar dhe kishin refuzuar ta lëshonin fushën.

Lexo po ashtu:

“Në vitin 1998 isha në Francë për tri ndeshjet e para si tifoz. Të gjithë në Kroaci e kujtojnë atë ndeshje kur Thuram shënoi dhe ne humbëm 2-1. Kjo ka qenë temë diskutimi në 20 vitet e fundit. Më kujtohet kur e festuam golin e Sukerit, por porsa u ulëm, rezultati u barazua”.

“Të dyja skuadrat kanë treguar cilësitë e tyre, ne nuk po kërkojmë hakmarrje, ky është futboll, ky është sport, por ne duhet të përqendrohemi në përgatitjen e lojës sonë më të mirë të turneut në finale”.

Festa e Zlatko Dalic (Foto: Getty Images)

“Ajo që bënë lojtarët tanë sot treguan forcë dhe nivel energjie. Desha të bëja zëvendësime, por askush nuk donte të dilte. Të gjithë vazhdonin të thoshin: ‘Mund të luaj, mund të vrapoj’”.

“Disa lojtarë luajtën me lëndime të vogla, me të cilat nuk do të luanin në ndeshjet tjera. Dy lojtarë luajtën me gjysmë këmbe, por kjo nuk u vërejt!”, ka deklaruar trajneri kroat. /Telegrafi/

TAGS