Dalin pamjet e aksidentit! Turisti ukrainas del të bëjë foto, makina e shqiptarit e merr përpara

Dalin pamjet e aksidentit! Turisti ukrainas del të bëjë foto, makina e shqiptarit e merr përpara

Një aksident ka ndodhur këtë pasditë në aksin Elbasan- Librazhd, ku një turist i huaj ka mbetur o plagosur.

Turisti me origjinë nga Ukraina kishte dalë buzë rrugës për të bërë një foto të tunelit pranë Xibrakës, në momentin kur një automjet ka hyrë në parakalim dhe ka humbur kontrollin e makinës. Si pasojë, makina ka marrë përpara turistin e huaj duke e lënë të plagosur. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e makinës, ndërsa turisti është transportuar në spital./Express

Pamjet u publikuna nga report tv.