Dalin pamjet e lakuriqit të natës me përmasa të një njeriu

Dalin pamjet e lakuriqit të natës me përmasa të një njeriu

Një foto e një lak.uriqi nate e realizuar në Filipine, u bë virale në rrjetet sociale.

Kjo jo pa shkak, pasi madhësia e tij nuk është aspak normale nga ajo që zakonisht njohim për këto specie.

Sipas “Science alert”, ky lak.uriq nate i va.rur në një ballkon shtëpie, ka përmasat e një njeriu.

I quajtur ndryshe si “dhelpra fluturuese me kurorë”, është një nga speciet më të mëdha në botë, megjithëse i përket familjes së lakuri.qëve që gjenden në pjesë të Afrikës, Indisë, Azisë.

Foto është realizuar rreth dy vite më parë, por është rikthyer sërish në rrjetet sociale duke marrë po aq shumë vëmendje.

Në Filipine, pothuajse të gjitha “dhelprat fluturuese” janë thuajse drejt zhdukjes, për shkak të prishjes së habitatit të tyre, por edhe për shkak të gjuetisë me qëllim konsumimin.

Shoqata të ndryshme në mbrojtje të kafshëve thonë se këto specie nuk janë të rrezi.kshme dhe nuk sul.mojnë, por e vetmja gjë shqetësuese është zhurma që shkaktojnë.

Por ajo që duket se ka nisur t’i shqetësojë njerëzit, është përhapja e sëmundjeve të ndryshme prej tyre, duke iu referuar këtu edhe Covid-19./tvklan/

Shiko Videon se si duken:

TAGS