Dallime të mëdha në çmimet sipas të cilave janë blerë produkte dhe shërbime të njëjta, tregon indeksi i 17 i racionalitetit, që e përpunoi Qendra për Komunikime Civile, në bazë të 53 tenderëve që i kanë zbatuar 48 institucione në nivel kombëtar dhe në nivel lokal në vitin 2016 dhe 2017.
Dallimi më i madh në çmim është evidentuar në furnizimin e uniformave verore të punës, ndërsa në furnizimin më të vogël të sistemeve për infuzion. Uniformat verore të punës, ndërmarrjet komunale i kanë blerë në çmim prej 424 deri në 2.773 denarë, me çka çmimi më i lartë është për 554 për qind më i lartë se ai më i ulët, ndërsa çmimet dimërore prej 1.124 deri në 4.602 denarë, me çka çmimi më i lartë është për 309 për qind më i lartë se ai më i ulët.
Nallanet janë blerë me çmim prej 718 deri në 2.183 denarë, me çka çmimi më i lartë është për 204 për qind më i lartë se ai më i ulët.
Mirëmbajtja e higjienës në sipërfaqet e brendshme të punës u ka kushtuar institucioneve shtetërore prej 30 deri në 103 denarë për një metër katror në muaj, ndërsa çmimi më i lartë është për 243 për qind më i lartë se ai më i ulët.
Sistemet e infuzioneve janë blerë nga institucionet shëndetësore me çmim prej 5,78 deri në 9,98 denarë për një sistem, me çka çmimi më i lartë është për 73 për qind më i lartë se ai më i ulët.
Data 17.08.2026
Aktuale
- Irani kritikon “pjesëmarrjen” e Kanadasë në luftën e SHBA-së kundër Iranit
- Aksidenti në KEK, humb jetën punëtori Haxhi Gojnovci – punonte aty prej mbi 40 vitesh
- I akuzuar për lidhje me atentatin në Rinas, arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla (VIDEO)
- Bashkë si një familje e madhe, Shyhrete Behluli shijon mëngjesin me familjen e Leartës
- Armata shënon 34 vjetorin e formimit të saj
- Në shitje mbi 1.000 automjete të shkatërruara për skrap, do të dalin në ankand
- Aksident i rëndë në autostradën Tetovë–Shkup: Vetura përfundon jashtë rrugës në Llaskarcë, raportohet për të lënduar
- Në shtator do të rriten pensionet, ja sa përqind


