Dallimi në mes të intolerancës dhe alergjisë ndaj ushqimeve

Dallimi në mes të intolerancës dhe alergjisë ndaj ushqimeve

A keni diarre apo gazra sa herë që konsumoni një gotë me qumësht, dhe nuk keni informacion  se a jeni intolerant apo keni alergji ndaj qumështit? Reaksionet fizike të organizmit ndaj disa ushqimeve, zakonisht shkaktohen nga intoleranca apo edhe nga alergjitë. Alergjitë dhe intoleranca ndaj ushqimeve të caktuara kanë pak a shumë të njëjtat simptoma, prandaj shumica e njerëzve  e kanë problem t’i dallojnë.

Alergjia ndaj një ushqimi, shkakton reaksione të sistemit imunitar, i cili i afekton organet e trupit. Alergjitë ndaj ushqimeve mund të jenë shumë serioze dhe kanë simptoma më të rënda, në krahasim me intolerancën. Disa nga simptomat kryesore të alergjive ndaj ushqimeve janë: probleme me frymëmarrje, kollitje, vjellje, dhimbje abdominale, ënjtje dhe shtypje e ulët e gjakut.

Në anën tjetër, intoleranca ndaj ushqimeve zakonisht manifestohet me probleme me tretjen e atij ushqimi. Disa nga simptomat e intolerancës janë: konstipacioni, diarreja, gazra dhe vjellja.

Gjithsesi, për të kuptuar më saktë ku qëndron problemi, është e këshillueshme t’i bëni analizat e duhura. /Express

TAGS