Damian Lillard shpallet ‘Bubble MVP’

Damian Lillard shpallet ‘Bubble MVP’

Damian Lillard është shpallur ‘Bubble  MVP’.

Rifillimi i sezonit në NBA ka parë të dallohen dy lojtarë; Damian Lillard dhe Devin Booker.

Pas votimeve, Lillard ka regjistruar 22 vota për vendin e parë për ‘Bubble MVP’.

Kështu, Lillard është zyrtarisht më i miri për ndeshjet e luajtura në Orlando.

Çmimi për MVP e sezonit të përgjithshëm nuk është ndarë akoma. Favoritët janë Giannis Antetokounmpo dhe LeBron James.