Dani Alves tradhton Neymarin: Nuk e miratoj atë që bëri

Dani Alves tradhton Neymarin: Nuk e miratoj atë që bëri

Bashkëlojtari i Neymar, Dani Alves ka kritikuar sjelljet e shokut të tij, pas humbjes 3:2* ndaj Rennes në finalen e Kupës së Francës.

PSG u befasua në finale nga Rennes, por gjatë dhënies së trofeut e pësoi keq një tifoz, i cili u godit me grusht nga ylli brazilian.

‘’Ishte një moment delikat për shkak të humbjes’’, tha Dani Alves për L’Equipe, transmeton lajmi.net.

‘’Le të shërbejë si një mësim. Pavarësisht shoqërisë sonë, unë nuk e miratoj atë që bëri dhe ai nuk do ta bëj më’’.

Alves u shpreh tejet i zhgënjyer me humbjen e ekipit të tij në final, duke i kërkuar falje edhe tifozëve të ekipit. /Lajmi.net/

TAGS