Dani Alves transferohet në Premierligë

Dani Alves transferohet në Premierligë
12:39 | 18 Maj 2019

Dani Alves ka refuzuar vazhdimin e kontratës me Paris Saint Germian, me shpresën që do të transferohet në Premierligë.

Mbrojtësi brazilian po përgatitet për t’u larguar nga kryeqyteti francez, kur në fund të sezonit të përfundojë kontratën me PSG.

36 vjeçari ka qenë i lidhur me një kalim në Premierligë në të kaluarën, kur kërkohej nga Arsenal, Manchester United dhe Manchester City.

Në nëntor të vitit të kaluar, Alves duke folur për ‘The Telegraph’ kishte deklaruar: “Ideja që unë të përfundojë karrierën pa luajtur në Premierligë, nuk është e mundur”.

Se cila skuadër do t’i ofrojë kontratë Alvesit, mbetet të shihet./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS