Dardan Kasapolli – lojtar i spikatur i Gjeneratës së Republikës 

Dardan Kasapolli – lojtar i spikatur i Gjeneratës së Republikës 

Si çdo sport tjetër edhe basketbolli u ballafaqua me peripeci të shumta në vitet e 90-ta, ku  vazhdimisht ishin të përndjekur nga regjimi kriminal serb. 

Gjeneratës së Republikës i takon edhe Dardan Kasapolli. 

Ai ka qenë prej basketbollistëve më të spikatur të asaj kohe dhe me sukses ka luajtur në radhës e Pejës në kohën e okupimit. 

Kasapolli së bashku me mijëra sportist në rrethana e kushte të vështira vepruan me zgjuarsi e guxim dhe e mbajtën gjallë basketbollin dhe sportin në përgjithësi. Ai iu kundërvu fuqishëm regjimit serb, duke i zhvilluar garat në sallat e improvizuara. 

Sot Kasapolli padyshim se ndihet krenar për sakrificën dhe rezistencën që i bënë agresorit serb (1991-1999). Sot, Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht.