Dardan Sejdiu ia përkujton Avdullah Hotit: Me Kadri Veselin ka pasur bashkëqeverisje LDK-ja, e jo PSD

Dardan Sejdiu ia përkujton Avdullah Hotit: Me Kadri Veselin ka pasur bashkëqeverisje LDK-ja, e jo PSD

Deputeti nga radhët e PSD-së, Dardan Sejdiu, ka reaguar ndaj deklaratave të Shefit të grupit parlamentar, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se ‘në Kuvendin e Kosovës kalojnë vetëm pikat e pozitës, natyrisht ato pika që Kadri Veseli arrin t’i marrë me ndihmën e PSD-së’.

Sejdiu në një status në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Hoti ka bërë përpjekje për ta maskuar paaftësinë e tij në sfidimin e qeverisë duke e sulmuar PSD-në.

Postimi i plotë i Sejdiut:

“Si shef i GP të LDK-së, Avdullah Hoti paska bërë edhe një përpjekje për ta maskuar paaftësinë e tij në sfidimin e qeverisë duke e sulmuar PSD-në.
Paaftësinë e tij në bashkërendimin opozitar nuk mund ta maskojë me faktin se me Kadri Veselin ka pasur bashkëqeverisje Avdullah Hoti e jo Partia Socialdemokrate.
Sulmet ndaj PSD-së nuk e maskojnë as partneritetin e tij të djeshëm me Kadri Veselin dhe as paaftësinë e tij të sotme për ta sfiduar sot pushtetin e Kadri Veselit.
Nënshkrimet e PSD-së për rrëzimin e qeverisë i ka moti Avdullah Hoti, por edhe gatishmërinë e vullnetin për ta ndërtuar strategjinë e përbashkët opozitare.
Por, sigurisht se vullneti dhe gatishmëria e PSD-së nuk mjaftojnë për ta bërë më efikas dhe më të suksesshëm Avdullah Hotin”, ka shkruar në Facebook, Dardan Sejdiu.

Lexo po ashtu:

Reagimi i Sejdiut edhi pasi Avdullah Hoti ka thënë se kryeparlamentari Kadri Veseli nuk po merr përgjegjësi për kaosin e krijuar në Kuvend dhe po  kalojnë vetëm pikat e pozitës, ato pika që Kadri Veseli arrin t’i marrë me ndihmën e PSD-së.  /Telegrafi/

TAGS