Darmian i vendosur të largohet nga Unitedi

Matteo Darmian nuk e ka ndryshuar mendjen e tij sa i përket largimit të mundshëm nga Manchester United.

Valencia dhe transfermi i ri Diogo Dalot janë lënduar dhe janë jashtë angazhimit me klubin, kurse Darmian luajti kundër Milanit në International Champions Cup.

Anësori ka pasur madje edhe shiritin e kapitenit në mungesë të Valencias, por ai është i vendosur të largohet.

“Nuk mendoj se lëndimi i Valencias është i madh. Nuk e di se sa duhet të qëndrojë jashtë, por përmomentin ai është kapiteni, ai është zgjedhja e parë”.

“Unë dua të luaj më rregullisht. Sezonin e kaluar nuk luajta aq dhe ky është objektivi im, abicia ime”.

“Kjo është arsyeja pse fola edhe me menaxherin dhe me klubin për të ardhmen time”.

“Unë dua që të largohem, por ne duhet të shohim çka ndodh sepse nuk e dimë”, u shpreh Darmian. /Telegrafi/

TAGS