Dasmë në kohën e koronavirusit: Çifti spanjoll martohet në dritare!

Dasmë në kohën e koronavirusit: Çifti spanjoll martohet në dritare!

Planifikimet e pothuajse një vit, shkuan dëm: lulet e freskëta që do të mbushnin vendin, tabelat e vogla me emrat në secilën prej 190 tryezave dhe padyshim, rregullimet e bëra fustanit të nuses.

Ajo që nuk kishte planifikuar çifti spanjoll Alba Diaz dhe Daniel Camino ishte se dasma e tyre madhështore, në fund do të mbahej në dritaren e apartamentit, me komshinjtë rreth e rrotull që brohoritën kur dy të dashuruarit thanë: “ Po, dua”. Ceremonia e improvizuar e Diaz dhe Camino u kthye në momentin e shndritshëm të një jave të zymtë për Spanjën, kur numri i vdekjeve dhe infektimeve nga koronavirusi është rritur me ritme marramendëse.

Më shumë se 1.000 persona kanë humbur jetën nga Covid 19 në këtë vend, e të prekurit janë mbi 20.000. Ditët e kaluara, kur panë sesa shpejt ndryshonte bilanci, Alba dhe Daniel u munduan shumë të merrnin vendimin për ta anuluar ose jo dasmën e tyre. Dhe nuk ishte e lehtë; kishin shpenzuar shumë kohë dhe para për këtë ditë. Diaz e cila për më tepër, me profesion është organizatore dasmash, kishte planifikuar me përpikëri çdo detaj, duke shndërruar një depo në një fshat të Spanjës veriore në vendin e ëndrrave të saj dhe partnerit. Kishin ftuar atje deri dhe njerëz nga Islanda.

Por kur situata në vend u rëndua ndjeshëm, dhe qeveria vendosi izolimin e banorëve, çifti e ka se nuk kishte rrugëdalje tjetër. Kur të ftuarit nisën të dërgonin nga shtëpia në rrjetet sociale foto të tyre, te veshur e të rregulluar si për dasmë, Albës i lindi ideja që të martoheshin në dritare, vendi i vetëm ku mund të dilnin, e me dhjetëra vetë I përshëndetën e i përcollën çiftit urimet e tyre.