David Luiz rrëfehet se si u takua me Lampard kur vendosi largimin

David Luiz rrëfehet se si u takua me Lampard kur vendosi largimin
10:58 | 21 Tetor 2019

David Luiz thotë se është plotë potencial te Arsenali pasi provoi një ndryshim të mendimit me Frank Lampard gjatë një bisede “sy më sy” me trajnerin e Chelseat.

Mbrojtësi brazilian kaloi Londrën gjatë afatit kalimtar të verës, duke u zhvendosur nga perëndimi i kryeqytetit anglez në veri.

Ai arriti në ‘Emirates’ pas tre viteve në ‘Stamford Bridge’, përcjell lajmi.net.

“Unë dhe Lampard, kemi pasur biseda të sinqerta. Njeri me njeri, unë dhe ai”, tha 32-vjeçari.

“Idetë e tij për futbollin ishin të ndryshme nga ato të mia. Ne thjesht u pajtuam: “Në rregull, ne vazhdojmë”. Në një mënyrë të ndershme, në një mënyrë të pjekur”.

“Ne luajtëm së bashku, fituam së bashku. Ne fituam Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, gjithçka bashkë. Është bërë në një mënyrë të pjekur”, deklaroi braziliani. /Lajmi.net/ 

TAGS