David Moyes pritet të rikthehet tek Everton

David Moyes pritet të rikthehet tek Everton
22:47 | 5 Dhjetor 2019

Kanë filluar zërat për një rikthim të mundshëm të David Moyes tek Everton.

Gjatë kësaj mbrëmje, skuadra e Everton ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me trajnerin Marco Silva.

Silva, i cili erdhi me bujë të madhe tek Everton, nuk arriti të regjistronte rezultatet e pritura, dhe humbja ndaj Liverpool ishte goditja e fundit që i’u dha portugezit.

Menjëherë pasi ai u shkarkua, ‘The Sun’ raporton se David Moyes është emri që po kërkohet nga Everton, transmeton lajmi.net.

Moyes do t’i bashkohet skuadrës së Everton vetëm në rast se sigurohet se do t’i mbështeten projektet afatgjate.

Mbetet të shihet nëse skuadra nga ‘Goodison Park’ do të arrijë të mbyll një marrëveshje me Moyes. /Lajmi.net/

TAGS