David Silva mund të transferohet larg Evropës?

David Silva mund të transferohet larg Evropës?
18:29 | 19 Shtator 2019

Legjenda e Manchester City, David Silva, mund të mos e ketë të gjatë aventurën në Evropë.

Mesfushori i ‘Citizens’ mund t’i bashkohet skuadrës së udhëhequr nga David Beckham, Inter Miami, sipas ‘Independent’, transmeton lajmi.net.

Spanjolli do të ishte transferimi më i madh i skuadrës nga MLS, të cilët akoma nuk kanë 22 lojtarë në dispozicion.

Kontrata e Silva me kampionët e Premierligës skadon në fund të sezonit, por lojtari ka bërë të ditur se nuk nënshkruan me ndonjë skuadër tjetër në Angli.

Lojtari i Man City shihet si një objektiv më lehtë i kapshëm sesa emrat që janë përmendur së fundmi si Lionel Messi e Luis Suarez. /Lajmi.net/

TAGS