De Biazi i rikthehet punës si trajner, emërohet në krye të pankinës së Azerbajxhanit

De Biazi i rikthehet punës si trajner, emërohet në krye të pankinës së Azerbajxhanit

Pas 3 vitesh, Xhani de Biazi i rikthehet punës si trajner.



Kështu, nga sa mësohet ish-trajneri i Shqipërisë do të drejtojë kombëtaren e Azerbajxhanit.

Emërimi i tij në krye të kombëtares azere u paralajmërua gjatë pasdites së djeshme, ndërkohë që kjo nuk ishte hera e parë që azerët e kontaktonin.

Për 64-vjeçarin ka pasur interesim edhe nga klube e kombëtare të tjera, por De Biazi vendosi të zgjedhë azerët ku edhe është zyrtarizuar tashmë.

De Biazi drejtoi Shqipërinë në vitet 2011-2017, dhe kualifikoi kombëtaren në europianin e vitit 2016.

TAGS