De Bruyne i nervozuar me Pep Guardiolan, çfarë po ndodh tek Man City

Kevin De Bruyne dhe Pep Guardiola duket se nuk po kalojnë në momentet më të mira.
Belgu është lojtari i preferuar i trajnerit spanjoll, megjithatë një pakënaqësi ka lindur në anën e lojtarit.

Pasi u zëvendësua në ndeshjen e Kupës së Ligës, Kevin De Bruyne është larguar direkt drejt dhomave të zhveshjes, që sipas “Times”, me këtë veprim lojtari ka shfaqur frustrimin e tij ndaj trajnerit, transmeton lajmi.net.

Lojtari nuk u pajtua me këtë vendim pasi ai kishte pritur këtë ndeshje që të luante i lirë pas lëndimit që e mbajti një kohë jashtë fushave.

Ajo ndeshje do të mund t’i shërbente lojtarit për tu ambientuar me ritmin e lojës, në mënyrë që të përgatitet për Premierligë, mirëpo Guardiola e zëvendësoi kur kaluan afërsisht një orë lojë. /Lajmi.net/