De Gea largohet nga Man Utd, transferohet te gjiganti i Evropës

De Gea largohet nga Man Utd, transferohet te gjiganti i Evropës

Paris Saint Germain janë duke menduar mundësinë e transferimit të David de Gea.

Portieri spanjoll është ende i pavendosur për të ardhmen e tij, dhe pas përfundimit të këtij sezoni, mund të largohet nga ‘Old Trafford’.

Largimi i tij me mundësi të mëdha do të mbështetej edhe nga Manchester United, pas formës së dobët që po shfaq portieri këtë sezon.

‘Marca’ shkruan se PSG janë të gatshëm të nënshkruajnë me De Gean në fund të sezonit nëse pensionohet Gianluigi Buffon, përcjell ‘lajmi.net’.

De Gea është pjesë e Manchester United që nga viti 2011, dhe deri më tani ka regjistruar 273 paraqitje./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS