De Gea synon shiritin e kapitenit tek Man Utd

De Gea synon shiritin e kapitenit tek Man Utd
23:36 | 22 Korrik 2019

Portieri i Manchester United, David de Gea, ka synime të reja për edicionin e ardhshëm.

De Gea dëshiron që të jetë kapiteni i skuadrës së Manchester United sezonin e ardhshëm, pasi është afër të nënshkruajë kontratën e re me skuadrën.

Portieri i Spanjës do të përfitojë një kontratë gjashtë vjeçare, ku do të fitojë 375 mijë funte në javë.

“Kam qenë kapiten për disa ndeshje” ka thënë De Gea, i cili barte shiritin e kapitenit në disa ndeshje, transmeton lajmi.net.

“Është e mrekullueshme të jesh kapiten i skuadrës së United. Do të isha shumë, shumë i lumtur po të isha kapiten” ka thënë tutje portieri.

“Është sezoni im i nëntë. Ndihem nga lojtarët më me eksperiencë. Duhet ta tregojë atë në fushë” ishin fjalët e DD.

Kapiteni aktual i United është Ashley Young, por ai nuk po pëlqehet shumë nga tifozët e skuadrës, që preferojnë më shumë spanjollin që ruan portën. /Lajmi.net/A

TAGS