De Gea thotë se dëshiron të fitojë trofe

De Gea thotë se dëshiron të fitojë trofe

David De Gea ka përsëritur se është i lumtur te Manchester Unitedi, mirëpo ka lënë të kuptohet se do të largohet në rast se skuadra e Jose Mourinhos e mbyll sezonin pa trofe.

27-vjeçari ishte shumë pranë kalimit te Real Madridi në vitin 2015, ndërsa ka vazhduar të jetë shënjestër e vazhdueshme e klubit spanjoll.

(Foto: Getty Images)

Edhe gjatë këtij afati kalimtar, mediat spanjolle kanë spekuluar se Florentino Perezi e dëshiron De Gean si zëvendësim afatgjatë të Keylor Navas.

Lexo po ashtu:

Ai është pyetur sërish për mundësinë e transferimit te Los Blancos gjatë këtij afati kalimtar, mirëpo ka thënë se është i kënaqur në Old Trafford. Megjithatë, ka theksuar se mund të largohet nëse klubi nuk fiton trofe.

“Më 30 gusht dua të jem në shtëpi, i qetë dhe pa menduar për asgjë tjetër pos ekipit tim. Nuk mendoj se Florentino Perezi e ka numrin tim”.

(Foto: Getty Images)

“Nuk e di nëse do të jem portier i Real Madridit, por ajo që e di është se jam shumë i lumtur në Mançester”.

“Unë dua të fitoj tituj, njësoj si çdo lojtar tjetër”, ka deklaruar De Gea për COPE. /Telegrafi/

TAGS