De Jong: Ajaxi ka gjasa ndaj Juves

Frenkie de Jong beson se Ajaxi ka gjithçka që i duhet për të mposhtur Juventusin.

Sipas De Jong, Juventusi është favorit, por pas eliminimit të Real Madridit gjithçka është e mundur.

“Juventusi është një prej kundërshtarëve më të fortë nga shorti”.

“Unë kam parë fitoren prej 3-0 ndaj Atleticos dhe ata luajtën shumë mirë. Kur unë isha 10 ose 12 vjeç, Ronaldo ishte një prej më të mirëve në botë. Kështu që do të jetë mirë ta shoh në realitet dhe të përballem me të”.

“Juventusi ështa favorit, por kështu ishte edhe Real Madridi. Unë besoj se kemi gjasa”, u shpreh De Jong. /Telegrafi/

TAGS