De Ligt flet para ndeshjes së kthimit ndaj Tottenham: Jam shumë i fokusuar

De Ligt flet para ndeshjes së kthimit ndaj Tottenham: Jam shumë i fokusuar
21:30 | 3 Maj 2019

Kapiteni i Ajax Amsterdam, Matthijs De Ligt, ka dhënë mendimin e tij mbi ndeshjen e kthimit, kundër Tottenham Hotspur.

Në kuadër të fazës gjysmëfinale në garat e Ligës së Kampionëve, në ndeshjen e parë ishte Ajax që triumfoi me rezultatin 0:1.

Para kësaj ndeshje, kapiteni më i ri (19 vjeçar) ka thënë se është shumë i fokusuar për këtë ndeshje.

“Sipas disave, ne mund të mos jemi më jo favoritët ndaj Tottenham, por sigurisht se ishim kundër Real Madrid dhe Juventus” ka thënë fillimisht De Ligt, transmeton lajmi.net.

“Tashmë ndjejmë presionin për të fituar. Roli i favoritit bën diferencën. Mund ta ndjej atë. Por, jam ekstra i fokusuar” ka thënë tutje mbrojtësi holandez.

“Ne akoma luajmë për të gjithë titujt. Secili është i fokusuar përpara” ka thënë ndër të tjerash ai.

Skuadra e udhëhequr nga Erik Ten Hag është lidere në ligën holandeze (vetëm falë golaverazhit) si dhe luan në finalen e Kupës së Holandës. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS