De Ligt para dy opsioneve – vendimi merret javën e ardhshme

De Ligt para dy opsioneve – vendimi merret javën e ardhshme
11:45 | 8 Qershor 2019

Qendër mbrojtësi i Ajax Amsterdam, Matthijs de Ligt, po vazhdon të tërheq vëmendje të madhe në merkaton e verës.

19 vjeçari i cili barti shiritin e kapitenit me Ajax, duke fituar titullin e kampionit në Eredevisie dhe Kupën e Holandës, si dhe duke shkuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, u kërkua nga shumë skuadra të mëdha evropiane.

Por, pak kohë para vendimit të tij final, janë vetëm dy skuadra që kanë mbetur në garë për holandezin.

Sipas ‘Marca’, De Ligt pritet të zbulojë të ardhmen e tij javën tjetër, me Barcën dhe PSG akoma të mbetura në garë, transmeton lajmi.net.

PSG pritet të ofrojë më shumë para për shërbimet e lojtarit, por emocioni dhe të arriturat në sport mund ta bëjnë atë lojtarë të Barcës.

De Ligt aktualisht është i angazhuar me kombëtaren e Holandës, në garat e Ligës së Kombeve, ku do të luajë në finale, kundër Portugalisë. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS