De Rossi me një letër përshëndetëse falënderon Tottin dhe tifozët e Romës

De Rossi me një letër përshëndetëse falënderon Tottin dhe tifozët e Romës
23:15 | 25 Maj 2019

Kapiteni i Romës, Daniele De Rossi, do të largohet nga Roma në fundin e këtij sezoni .

Fituesi i KUpës së Botës me Italinë do t’i jap fund aventurës së tij 18 vjeçare me skuadrën kryeqytetase, mbase jo me dëshirën e tij.

Në moshën 35 vjeçari, mesfushori po përgatitet të largohet nga ‘Stadio Olimpico’, në fundin e kontratës së tij.

Ai ka zgjedhur që të shkruaj një letër përshëndetëse për tifozët e Romës, letër në të cilën ka përmendur edhe Tottin, transmeton lajmi.net.

Letra e De Rossi është publikuar në faqen zyrtare të skuadrës së Romës, para ndeshjes së fundit të tij, të cilën mund ta luaj kundër Parmas.

Lojtari ka bërë të ditur se nuk do të pensionohet, me synimin për të vazhduar karrierën e tij diku tjetër. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS