De Rossi shumë pranë realizimit të ëndrrës

De Rossi shumë pranë realizimit të ëndrrës
9:50 | 17 Korrik 2019

Daniele De Rossi duket se do të shtyjë pensionimin e tij dhe të bëjë një nga ëndrrat e tij realitet duke luajtur për Boca Juniors.

Mesfushori mbush 36 vjeç më vonë këtë muaj dhe kontrata e tij me klubin e Romës nuk u rinovua.

Ai kishte qenë gati të pensionohej pas largimit nga Serie A, por TN.com dhe Sky Sport Italia tani raportojnë se De Rossi është gati të nënshkruajë një kontratë pesë-mujore për Bocan, përcjell lajmi.net.

De Rossi kishte thënë gjithmonë se ishte ëndrra e tij për të luajtur në stadiumin legjendar ‘Bombonera’ dhe drejtori i sportit te Boca Juniors është ish-shoku i tij i ekipit te Roma, Nicolas Burdisso.

Mesfushori italian duket se vetëm do të luajë për një kohë të shkurtër në Argjentinë, përpara se të pensionohet në mënyrë zyrtare. /Lajmi.net/ 

TAGS