22 Shtator 2018 / 17:13
Autoritetet lokale dhe qendrore kanë hyrë në një konflikt të hapur pasi shteti vazhdon të mos lëshojë pe nga synimi i ndërtimit të deponisë rajonale, për pjesën jugperëndimore në komunën e Debarcës. Derisa Ministria e Ekologjisë konsideron se ky është vendi më i përshtatshëm dhe se në kuadër të kësaj komune duhet kërkuar zgjidhja, kryetari i komunës thotë se ata nuk do të lejojnë një gjë të tillë. E gjithë kjo ndodh në një periudhë kur i gjithë rajoni mbytet në mbeturina nga deponitë e vendosura pranë qyteteve.
Sipas ekspertëve, komuna është vendi ku është më ideale ose më optimale për ta bërë. Nëse vendi mund të jetë majtas apo djathtas varet nga konsultimet, por ne duhet të flasim. Ne po diskutojmë për promovimin e zgjidhjes më optimale, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për një komunë, por për tërë rajonin Jugperëndimor “- u shpreh Jani Makraduli, zëvendës ministër i Mjedisit Jetësor.
Dëgjoni zërin e qytetarëve dhe më në fund braktisni idenë e çmendur të “ekspertëve” tuaj, i tha Makradulit, Kryetari i komunës Zoran Nogaçeski përmes rrjeteve sociale.
Për qytetarët e Debarcës, për pjesën më të gjerë të ekspertëve, të cilët ne i kemi konsultuar në periudhën e kaluar, është i papranueshëm një vendim i tillë, domethënë, vendimi për deponinë rajonale të kërkohet në zemër të Debarcës. Nuk ekziston asnjë fakt serioz që mund të justifikojë një vendim të tillë, dhe më shumë duke injoruar qytetarët “- theksoi Zoran Nogaçeski, kryetar i Komunës së Debarcës.
Për fat të keq, besimi në institucione ka humbur. Dua ti siguroj se në tërë procedurën dhe monitorimin do të përdoren teknikat dhe praktikat më të mira që ekzistojnë. Kështu shkruan në Ligj, dhe unë do ta ndjek atë “- pohoi Jani Makraduli, zëvendës ministër i Mjedisit jetësor.
Komuna e Debarcës kërkon nga Ministria e Ekologjisë ta rishqyrtojë këtë zgjidhje, të hapë një debat të ri publik, i cili siç thonë, do të jetë transparent dhe ku do të përfshihen të gjitha palët e interesuara. Tetorin e kaluar qytetarët në referendum i thanë JO ndërtimit të një deponie të tillë në territorin e tyre.
Miki Trajkovski