Debat për fuqizimin ekonomik të gruas në rajonin e Pollogut (VIDEO)

Debat për fuqizimin ekonomik të gruas në rajonin e Pollogut (VIDEO)
Forumi i gruas në Tetovë është duke përmbylluar projektin ““Fuqizimi ekonomik i gruas në rajonin e Pollogut nëpërmjet avokimit, përfaqësimit dhe promovimit të drejtes në pronë”, ku gjatë ditës së sotme në ambientet e Universitetit të Tetovës është organizuar një debat publik në të cilin kanë marrë pjesë përfaqësues të forumit të gruas Tetovë, profesor Universitarë të sferës së ekonomisë .
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë për fuqizim ekonomik të grave në rajonin e Pollogut, kurse qëllimi specifik është të nxisë dhe kontribuojë në arritjen e të drejtave pronësore dhe thasëgimore të grave në rajonin e Pollogut. Hulumtimi kryesisht përqendrohet në dimensionin social, pra arsyet për një situate të tillë të grave në rajonin e Pollogut. Qëllimi i hulumtimit është të identifikoj arsyet e diskrepancës në qasjen në trashëgimi në mes burrave dhe grave si dhe të ofroj rekomandime për përmirësimin e qasjes së grave në trashëgimi,pronë.
Hulumtimi është realizuar në dy dimenzione, së pari në analizë të kornizës juridike që rregullon çështjen e të drejtës në trashëgimi në Republikën e Maqedonisë dhe dimenzionin e dytë hulumtimi në terren, pra anketë të vajzave dhe grave në rajonin e pollogut në lidhje me qasjen në trashëgimi dhe pronë. Në këtë hulumtim janë anketuar 300 gra mbi moshën 18 vjeçare. Mostra është reprezentative meqenëse të anketuarit reflektojnë strukturën etnike, vendbanimet dimensionin rural urban, moshën, nivelin arsimor dhe statusin martesor të vajzave dhe grave në rajonin e pollogut.
Përndryshe ky projekt është realizuar me mbështetje të Civica Mobilitas, projekt i agjencionit Zviceran për zhvillim dhe Bashkëpunim të cilin e zbaton Niras nga Danimarka, Qendra Maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar, dhe institute Suedez për administratë publike. Në bazë të hulumtimeve të cilat janë realizuar në kuadër të projektit Fuqizimi ekonomik i gruas në rajonin e Pollogut nëpërmjet avokimit, përfaqësimit dhe promovimit të drejtës në pronë, mund të konkludohet se
korniza juridike trajton si të barabartë burrat dhe gratë sa i përket trashëgimisë dhe çështjeve pronësore, por duhet theksuar se nuk trajtim të veçantë të kësaj problematike në dimensionin e gjinisë dhe ky vakum ligjor mundëson diskriminimin e vajzave dhe grave në këtë sferë, përveç Kronizës Ligjore është edhe tradita ajo që diskriminon vajzat dhe gratë në marrjen e pronës së trashëguar nga prindërit apo burri me të cilën pronë ata mund të fillojnë një biznes me anë të të cilit ato do të mund të fuqizoheshin ekonomikisht u theksua gjatë debatit të sotëm./TV KOHA/