15 Tetor 2018 / 10:10
“Rrjedhat emigruese dhe sfidat e sigurisë” është tema e Sesionit të tretë të Grupit punues 4 (Drejtësi, liri dhe siguri – Kapitulli 24) nga Konventa kombëtare për Bashkim Evropian në Republikën e Maqedonisë që mbahet sot në Klubin e deputetëve në Shkup.
Në debat do të kyçen sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Magdalena Nestorovska, Andrej Lepavcoc nga Unioni Panevropian në Shkup si dhe profesorët nga Universiteti i EJL-së, Blerim Reka dhe nga Fakulteti i Sigurisë në kuadër të UCM-së, Tërpe Stojanovski. Mysafir special në konventë është eksperti sllovak për migrime, Mirosllav Hovançik, nga Sektori për analiza dhe rrezik dhe statistikë, i cili pritet të japë analizë për migrimin ilegal në Republikën e Sllovakisë.
Gjatw kwtij debati do të debatohet rreth rëndësisë së problematikës lidhur me çështjet për valë të re eventuale migruese nëpër rutat e vjetra si edhe hapjen e rutave të reja. Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet aspekteve të sigurisë të migrimit ilegal, i cili vazhdimisht zhvillohet nëpër territorin e RM-së. Në fund të sesionit pritet të sillen rekomandime.