Debati me Tunën, Roberti tregon se a është penduar për deklaratat që i bëri

Debati me Tunën, Roberti tregon se a është penduar për deklaratat që i bëri
16:44 | 25 Qershor 2019

Kohë më parë bëri bujë në medie një deklaratë për Tunën.

Robert Berisha ka komentuar sërish deklaratat që bënë bujë në medie, shkruan lajmi.net.

I ftuar në “Trokit”, këngëtari u pyet se a i ka rënë pishman për atë që ka thënë lidhur me kunatën e tij, Tunën.

“Ndoshta po, ka disa deklarata që mbase po. Njerëzit nuk dinë të vërtetën, por po ta dinin do më thonin mirë ke bërë. Njerëz jemi gabojmë, me Patrisin çdo gjë është ok. Me nipin shihemi, është mirë marshalla, raportet s’janë cënuar”, tha ai.

Për ndryshe, Robert Berisha është aktiv me këngë të reja, pas duetit e Mimoza Mustafën, ka paralajmëruar një këngë të re. /Lajmi.net/

TAGS