Debutim katastrofalë për Muric, dy gabime në humbjen e Forest

Debutim katastrofalë për Muric, dy gabime në humbjen e Forest
20:20 | 3 Gusht 2019

Nottingham Forest e ka nisur kampionatin me humbje, pasi u mposht 1:2 nga West Brom dhe kjo është hera e parë që ekipi ikonik anglez humb ndeshje hapëse që nga viti 1983.

Gishti i fajit për këtë humbje i është drejtuar vetëm një njeriu… Arijanet Muric.

Portierit kosovar nuk i shkoi aspak siç duhet debutimi me skuadrën e re, pasi në dy golat e pësuar Muric u tregua jo vigjilent, shkruan lajmi.net.

Fillimisht, në epërsi kaluan vendasit me golin e Matty Cash (8’).

Por mysafirët barazuan shumë shpejtë me Kyle Edwards (15’), i cili me një goditje potente mposhti Muricin, që u tregua pak i dobët me reagimin e tij.

Matt Philips (26’) i dha fitoren skuadrës së Slaven Bilic, sërish pas një momenti kur 20-vjeçari nuk u tregua i vëmendshëm.

Gardiani i Kosovës edhe gjatë lojës nuk u treguar fort i mirë me qëndrimet e tij, sa mjafton për t’i hedhur një shikim rrjeteve sociale ku lakohet emri i tij dhe kritikat janë të panumërta.

Arijanet Muric është i huazuar nga Manchester City për një sezon në Championship, mirëpo konkurrenca në ekipin që ka fituar dy herë trofe evropian është e madhe dhe pas kësaj paraqitje rrezikohet seriozisht pozicioni i tij. /Lajmi.net/ 

TAGS