Defekti në kabinë lë pa drita Yzberishtin, një punonjës i OSHEE lëndohet

Defekti në kabinë lë pa drita Yzberishtin, një punonjës i OSHEE lëndohet

Një defekt në një kabinë elektrike ka lënë pa energji elektrike një zonë të konsiderueshme të Unazës së Re dhe Yzberishtit në Tiranë.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrikë ka njoftuar se një brigadë ka shkuar në vendngjarje për të rregulluar problemin.

 “Brigadat e OSHEE vijojne intensivisht punen per riparimin e defektit ne kabinen private prane Yzberishtit. Avaria ne kete kabine shkaktoi probleme me fiderin tension i mesem”, njofton OSHEE.

Mësohet se gjatë punimeve për riparimin e rrjetit ka pësuar dëmtime një punonjës i OSHEE, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Aktualisht po behën manovrimet përkatëse për rikthim të shpejtë të furnizimit me energji elektrike”, njofton OSHEE.