Del autopsia, ja pse vdiq aktori i “Twilight” dhe partnerja e tij

Del autopsia, ja pse vdiq aktori i “Twilight” dhe partnerja e tij
Tash esht Koha

Të gjitha dyshimet janë vërtetuar, Boyce dhe partnerja, Natalie Adepoju, kanë humbur jetën për shkak të lëndëve narkotike.



Aktori i famshëm i filmit “Tëilight” Gregory Tyree Boyce dhe e dashura e tij u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Las Vegas, ndërsa sipasn sipas ekspertëvë mjeko-ligjorë të dy ata kishin humbur jetën më 13 maj.

30-vjeçari dhe 27-vjeçarja kishin konsumuar kokainë dhe fentanil dhe kanë kaluar në overdozë, çka ka sjellë dhe vdekjen e tyre.

Ata u gjetën të zhveshur krah njëri-tjetrit në krevat, pa shenja jete.

Mamaja e aktorit ndau një postim prekës në “Facebook”, ku lajmëroi vdekjen e hidhur të djalit të saj.

“Do sëmurem pa ty. Jam e coptuar, kam humbur. Kam dhimbje. Të tefelfonoja dhe të shkruaja mesazh kur kisha ndonjë problem apo isha e shqetësuar për diçka dhe më thoje që do e kalonim së bashku. Pse më le? Asnjëherë më një tjetër përqafim, puthje dhe asnjeherë s’do i dëgjoj më ato fjalë. Jam e thyer. Të dua Greggy.”-ishin fjalët e saj prekëse.

Boyce u bë i njohur pas rolit të tij në sagën “Twilight” përkrah aktores Kristen Steëart në vitin 2008, i cili luajti rolin e një studenti në shkollën e mesme.

Ndërsa kohët e fundit ai ishte në pritje të projekteve të reja në kinematografi.

Tash esht Koha
TAGS