Del ekspertiza e autopsisë së Emiliano Sala, vdiq nga lëndimet në kokë dhe trup

Del ekspertiza e autopsisë së Emiliano Sala, vdiq nga lëndimet në kokë dhe trup

Zhdukja e Emiliano Salas, kishte bërë që bota e futbollit të tronditet, por ai i gjet pas më shumë së një javë kërkime.

Trupi i gjetur nën rrënojat e aeroplanit fillimisht u bë i ditur që i takon lojtar, ndërsa së fundmi kanë dal edhe rezultatet e autopsisë.

Lexo po ashtu:

Vdekja e argjentinasit u shkaktua nga lëndimet në kokë dhe në trupin e tij, thuhet në ekspertizën e autopsisë së trupit.

Sala i prezantuar si lojtar i Cardiffit

Trupi i Sala u nxor javën e shkuar nga rrënojat e avionit që ndodhej në fund të detit në Kanalin e La Mansh.

Lexo po ashtu:

Sulmuesi 28-vjeçari po fluturonte me aeroplanin tip Piper Malibu nga Nantes për në Cardiff, aty ku do të vijonte karrierën si futbollist.

Ndërkohë që piloti David Ibbotson vijon të jetë i humbur dhe kërkimet për të janë pezulluar.

Sala dhe piloti David Ibbotson

Duhet të grumbullohet shuma prej 300 mijë funte për të rifilluar një operacion privat për gjetjen e trupit të tij.

Lexo po ashtu:

Tutje do të ketë edhe një hetim të policisë që do të zgjatë deri në 12 muaj për t’i gjetur shkaqet e rrëzimit të aeroplanit. /Telegrafi/  

TAGS