Del VIDEO/ Si u përplas eskorta e Edi Ramës me turmën në Librazhd

Del VIDEO/ Si u përplas eskorta e Edi Ramës me turmën në Librazhd

Edi Rama është pritur me protesta në Librazhd. Dhjetëra banorë kishin dalë në rrugë dhe kanë tentuar të pengojnë eskortën e kreut të qeverisë që po udhëtonte drejt Përrenjasit. Edhe pse kanë ndërhyrë forcat speciale ka qenë e pamundur që turma të kontrollohej pasi në drejtim të makinës së kreut të qeverisë janë hedhur kapsolla dhe pankarta.

Në videon më poshtë dëgjohet dikush që thotë se eskorta ka marrë para edhe disa persona ndërsa aktivisti Aulon Kalaja shkruan në Facebook se në ikje makinat e kreut të qeverisë kanë përplasur një polic rrugor. Deri tani nuk ka asnjë konfirmim tjetër për këtë denoncim. Vetë policia nuk ka bërë asnjë deklaratë.