Delegacioni i Këshillit të Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, të udhëhequr nga kryetari i Këshillit Denis Xvizdiq, nesër do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
Xvizdiq, në Qeverinë e RM-së, do të ketë takim me kryeministrin Zoran Zaev ku më pas do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët, ndërsa takim dypalëshe do të mbajnë edhe delegacionet qeveritare nga të dy vendet të cilat solemnisht do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim.