19 Mars 2019 / 23:01
Në një debat të hapur rreth fatit të PSP-së në Alsat, avokati Ardian Demiri thotë se “hilja” për fatin e PSP-së është bërë që në fillim., që kur ajo është themeluar. “Hileja”, sipas avokatit Demiri, qëndron se afati i saj është përcaktuar të jetë shumë i shkurtër. Ai e ilustron me fakte dhe argumente pohimin e tij.
Hetime të kryera për 18 muaj nuk mund të kryejnë apo të finalizojnë një proces për 5 vite. Ne një ndërtim pa leje nuk mund ta mbyllim për 5-6 vite, me katër dëshmi., atëherë si mund të finalizojmë një proces të tërë. P.sh.: vetëm në lëndë “Transportieri” ka më shumë se 2 500 dëshmi. Sa kohë duhet për t’i lexuar ato dëshmi? Mos flasim pastaj për t’i analizuar ato dëshmi. Prandaj ata që e kanë përpiluar ligjin, kjo Prokurori mund të funksionojë apo të ngrejë aktpadi Brenda 18 muajve, t’i skadojë afati brenda 5 viteve, duket se prej aty e kanë pasur hilen politike- tha Demiri.
https://www.youtube.com/watch?v=nDuGITCxrYs
Loading…