Demokracia e Re do ta respektojë Marrëveshjen e Prespës

Demokracia e Re do ta respektojë Marrëveshjen e Prespës

Demokracia e Re si qeveri nuk do ta kontestojë dhe do ta respektojë Marrëveshjen e Prespës, është qëndrimi i ekspertëve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, në vigjilje të zgjedhjeve të sotme të parakohshme dhe gjasave gjithnjë e më të mëdha që te fqinji jugor të ketë ndryshim të pushtetit.

Megjithatë ata potencojnë se është veçanërisht me rëndësi dhe do të luaj rol rezultati i zgjedhjeve gjegjësisht se a do të formojë Demokracia e Re qeveri njëpartiake ose do të duhet të kërkojë partner koalicioni.

Korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina bisedoi me profesorin e Universitetit Maqedonia në Selanik dhe bashkëpunëtor i lartë shkencor në fondacionin për politikë të jashtme “ELIAMEP” Janis Armakolas, gazetaren e radios “Athina 98.4” dhe “Makropolis.gr” dhe drejtoreshën e Institutit për Politikë Evropiane Simonida Kacarska, si për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe për politikën që sipas gjitha gjasave do ta ndiqte Demokracia a Re.

Profesori Armakolas shfaq shpresë se nuk do të ketë ndryshime në politikë dhe thotë se nuk është pesimist, por se që të jesh optimist do të duhet së pari t’i shohë rezultatet e zgjedhjeve dhe si do të funksionojë qeveria e re.

“Me Maqedoninë e Veriut shpresoj nuk do të ketë ndryshime. Vlerësoj se fuqitë mesatare të Demokracisë së Re kërkojnë mundësi, në thelb, ta vazhdojnë politikën paraprake. Por gjithçka varet, nga rezultatet e zgjedhjeve, do të varet nga ajo se kush do të jetë ministër i Punëve të Jashtme, kush do të jenë kompetent për çështjet në politikën e  jashtme”, thotë profesori Armakolas.

Qëndrim të ngjashëm ka edhe drejtoresha e Institutit për Politikë Evropiane, e cila për MEDIAL-n sqaron se shumë punë do të varen nga ajo se a do të ketë Greqia qeveri një partiake ose qeveri koalicioni.

Gazetarja Vuduri nga radioja e komunës së Athinës i referohet qëndrimeve të deritanishme të publikuara të Kirjakos Micotakis në lidhje me Marrëveshjen e Prespës dhe i sqaron argumentet e liderit të Demokracisë së Re.

“Pasi shumë persona pyeten se çka Micotakis si kryeministër do të bëjë me Marrëveshjen e Prespës, mendoj se shumë herë publikisht ka thënë se do ta respektojnë marrëveshjen. Ata nuk pajtohen me marrëveshjen, por do ta respektojnë me argumentin se nuk mundet të mendohet Greqia të dëmtojë veten. Çka mendojnë me këtë? Se me këtë do t’i japin të drejtë Turqisë që të kontestojë marrëveshje ndërkombëtare siç është Marrëveshja e Lozanës. Ky është argumenti të cilin e përdorin nga Demokracia e Re që të thonë se nuk ka shanse që ta prekim marrëveshjen. Ekzistojnë në këtë moment madje edhe anëtarë të cilët ishin kundër marrëveshjes, të cilët shkruanin kolumna  në shumë gazeta kundër marrëveshjes edhe gjatë negociatave edhe menjëherë pas kësaj, të cilët tani thonë se nuk ekziston mënyrë që të kërkojmë madje edhe ndryshim të marrëveshjes”, sqaron gazetarja Vuduri.

Lidhur me BE-në dhe nëse Demokracia e Re, si qeveri, do të japë dritë të gjelbër për fillim të negociatave inkuadruese të Maqedonisë së Veriut, gazetarja nga radioja greke sqaron se vetë marrëveshja thotë se Greqia nuk mund të bllokojë fillim të negociatave meqë tashmë është zgjidhur çështja e emrit.

Për perspektivën evropiane të vendit tonë, drejtoresha e Institutit për politikë evropiane, Simonida Kacarska thotë se Maqedonia e Veriut nuk duhet as të ndjejë vetë-keqardhje, as të jetë pesimiste, edhe pse BE-ja është e fokusuar në çështje të brendshme.

“Nga ajo që e dimë ekziston mirënjohje adekuate se negociatat me Maqedoninë e Veriut duhet të hapen. Megjithatë, njëkohësisht duhet të pranojmë se në BE ekziston një tendencë që të fokusohen vetëm në problemet e veta, shumica e vëmendjes është kahëzuar brenda, drejt përballjes me tendencat radikale, drejt krijimit të institucioneve të reja, drejt brekzitit dhe nuk përjashtohet që ato çështje të brendshme , shpesh herë mund të dominojnë. Ne nga pozita jonë, në këtë fazë nuk mund të jemi as pesimistë dhe nuk kemi hapësirë edhe pse duhet në çdo rast ta shprehim pakënaqësinë tonë, nuk kemi hapësirë për vetë-keqardhje. Mendoj se obsioni i vetëm që e kemi është ta ndërtojmë rastin sa më shumë që mundemi”, sqaron Kacarska nga Instituti për politikë evropiane.

Profesori Joanis Armakolas nga Universiteti i Selanikut “Makedonia” thotë se në Evropën Perëndimore ekzistojnë shumë fuqi ose në nivel të shoqërive ose në nivel të elitave dhe partive politike “të cilat shumë pozitivisht do ta shihnin ndërprerjen e procesit të zgjerimit, e ai nuk është skenar i mirë për Ballkanin”.

“Konsideroj se skenari më i mundshëm për tetor është ndarja e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Besoj se Shqipëria është në pozitë shumë të rëndë për momentin për të filluar negociata inkuadruese, për shkaqe të ndryshme. Jo se nuk ka bërë përparim. ka bërë, por për shkaqe të tjera. Konsideroj se do të ishte skenar mjaft negativ nëse Maqedonia e Veriut nuk fillon negociata inkuadruese dhe konsideroj se do të ketë shumë probleme edhe qeveria e Zaevit nëse kjo nuk ndodhë në tetor. Por, siç thamë, prioritetet janë tjera”, thotë Armakolas.

Profesori Joanis Armakolas, gazetarja Aleksandra Vuduri dhe drejtoresha e Institutit, Simonida Kacarska, diskutuan për Ballkanin Perëndimor dhe për perspektivën evropiane të vendeve të rajonit, posaçërisht pas Marrëveshjes së Prespës në konferencën në Athinë, kushtuar këtyre temave, që ishte në organizim të fondacionit grek për politikë të jashtme ELIAMEP, Institutit për politikë evropiane Shoqëri e Hapur dhe grupit të ekspertëve BiEPAG nga fondi evropian për Ballkanin.