Dëmtimi i Lloris: Portieri jashtë fushave të blerta deri në vitin 2020

Dëmtimi i Lloris: Portieri jashtë fushave të blerta deri në vitin 2020
18:44 | 7 Tetor 2019

Hugo Lloris ka pësuar një dëmtim mjaft të rëndë gjatë këtij vikendi, në ndeshjen kundër Brighton.

Lloris ka dëmtuar bërrylin, në një rënie që në pamje të parë dukej shumë herë më e rëndë sesa dëmet që shkaktoi.

Ekzaminimet e para sollën lajme të mira për Tottenham, pasi dora e portierit nuk pati asnjë thyerje, por lajmet e fundit nuk janë edhe aq të mira sa ai i pari.

Lloris pritet të mungojë deri në vitin 2020, bën të ditur ‘Goal’, transmeton lajmi.net.

Portieri do t’i mungojë edhe kombëtares së Francës për ndeshjet e ardhshme, mungesë kjo sigurisht e madhe për Deschamps. /Lajmi.net/

TAGS