Dëmtohet Donnarumma, ja sa do të mungojë

Dëmtohet Donnarumma, ja sa do të mungojë
21:00 | 27 Maj 2019

Portieri i Milanos, Gianluigi Donnarumma, ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e mbrëmshme, që ishte e fundit për këtë edicion në Serie A.

Donnarumma luajti për vetëm 21 minuta në fitoren 3:2 të Milanos kundër SPAL, gjatë  së dielës, para se të pësonte një dëmtim.

Raporti mjekësor nga stafi mjekësor i Milanos ka konfirmuar një dëmtim muskulor në kofshë, transmeton lajmi.net.

Portieri i Milanos kështu pritet që të humb ndeshjet e ardhshme në kualifikimet e Euro 2020.

Sipas ‘ANSA’, ky dëmtim kërkon deri në një muaj për tu rikuperuar, kështu që anëtari i Milan nuk do të jetë i gatshëm për Bosnjën dhe Greqinë. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS