Dënohet gjyqtari i ndeshjes Brazili – Argjentina

Dënohet gjyqtari i ndeshjes Brazili – Argjentina
Tash esht Koha

11:18 |

Roddy Zambrano është dënuar nga Komisioni Disiplinor i kampionatit të Kupës së Amerikës.

Zambrano ishte në qendër të vëmendjes pas përfundimit të gjysmëfinales mes Argjentinës dhe Brazilit.

‘Albiçelestët’ u mposhtën 2-0 për t’u eliminuar në fazën e katër më të mirave, por pas ndeshjes në videot e shfaqura shihej mirë se gjyqtari duhej të tregonte pikën e bardhë në të dy raste për skuadrën e Leo Messit, transmeton lajmi.net.

I ngjajshëm

Edhe më irritues është fakti se gjyqtari kryesor as nuk ka dashur të konsultohej me dhomën e VAR-it, çka bëri që ylli i Barcelonës të shprehej me mllef pas përfundimit të takimit.

Përveç kësaj, radiolidhja mes gjyqtarëve nuk ka funksionuar dhe nuk e ka lajmëruar rastin gjatë zhvillimit të ndeshjes, duke bërë që Komisioni Displinor të shqiptojë dënimin me mos delegim në ndeshje tjetër të këtij kompeticioni, qoftë në finale ose për vendin e tretë.

Kujtojmë që në finale Brazili do të luajë kundër Perusë, ndërsa Argjentina përballet me Kilin për vendin e tretë. Të dyja takimet zhvillohen të dielën para dhe pas mesnate. /Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

11:29 |

Tash esht Koha
TAGS