Deputetët e VMRO-DPMNE-së të ndarë për votimin e ndryshimeve kushtetuese. Disa pranojnë se nuk do të votojnë e disa të tjerë heshtin deri në ditën e votimit. Deputetja opozitare Daniella Rangellova tha se nuk do të votojë dhe se ky është vendim i saj personal.
Mendoj se 100 herë e kam thënë a duhet përsëri ta përsëris. Unë ju tregova se nuk do të votojë. Nuk kam presion për votim por kam kërcënime nëpër rrjetet sociale”. – u shpreh Daniella Rangellova – Deputet e VMRO-DPMNE-së
Deputetë Pance Minov dhe Emil Dimitriev si duket ende nuk e kanë ndarë mendjen nëse do të votojnë apo jo. Megjithatë edhe këta thonë se nuk ndihen të kërcënuar dhe se po vendosin pa presione.
Kur do të vijë mundësia për të votuar propozim vendimin dhe eventualisht amendamentet kushtetuese, ajo do të ishte akt i posaçëm i debatit dhe i vendimit”. – theksoi Panve Minov – Deputet i VMRO-DPMNE-së
Në ndonjë rast tjetër do e them. Do e shihni vendimin tim. Mua nuk më kërcënohet askush. – u shpreh Emil Dimitriev – Deputet i VRMO-DPMNE-së
Por ka edhe nga ata që heshtin. ATMOSFERË
Pavarësisht se deputetët janë të ndarë në mendime, nga VMRO-DPMNE-ja thonë se është partia ajo që i dirigjon deputetët e saj në Kuvend. Sipas zëdhënësit të VMRO-së Naum Stoillkovski, deputetët në Parlament janë përfaqësues të partisë dhe qëndrimeve të partisë.
Ai qëndrimi i deputetëve është qëndrim i grupit parlamentarë e cila e përfaqëson VMRO-DPMNE-në dhe qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është i njohur tashmë. Sidomos që jo vetëm deputetët e VMRO-DPMNE-së por të gjithë deputetët në parlament, duhet ta ndjekin atë qëndrim që u dha në referendum. – tha Naum Stoillkovski – Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së
Nga ana tjetër nga ekzekutivi tha se pret që opozita të përfshihet në hartimin e amendamenteve.
Është e qartë se amendamente për ndryshimet kushtetuese do ti bëj Qeveria, por më mirë do të ishte që të njëjtit të bëhen së bashku me opozitën ose të arrihet një marrëveshje ose konsensus kombëtarë në frymën e Marrëveshjes së Prespës. – Mile Boshnjakovski – Zëdhënës i Qeverisë
Deputetë të shumicës parlamentare për Alsat thanë se ende nuk kanë arritur t’i bindin deputetët e VMRO-DPMNE-së që të votojnë ndryshimet kushtetuese, por se shpresojnë që një gjë e tillë do të ndodhë duke pasur parasysh se është rruga e vetme për integrim të Maqedonisë në NATO dhe BE.