Deputetja e partisë së Macron: Vota kundër për Shqipërinë, një shtysë për qeverinë

Deputetja e partisë së Macron: Vota kundër për Shqipërinë, një shtysë për qeverinë

Refuzimi i Francës për të hapur negociatat me Shqipërinë ka qenë një shtysë që qeveria të çojë përpara reformat, shprehet për “ABC News”, deputetja e partisë së Makron, Mirej Klapo.

“Vota kundër e Macron, nuk është votë e Francës kundër Shqipërisë, por një shtysë për të çuar para reformat. Shqipëria e ka vendin në Bashkimin Europian, por qeveria shqiptare duhet që të plotësojë kushtet dhe të përmbushi reformat të cilat janë në proces, si reforma në drejtësi, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto reforma fillimisht janë në të mirë të Shqipërisë dhe më pas domosdoshmëri për t’u anëtarësuar në Europë”, tha Klapo.

Ndërkohë që deputetja franceze është pyetur për urat e bashkëpunimit në Ballkan.

Edhe në veprën tuaj j’u flisni për ura komunikimi ?

“Në Ballkan ka shumë ura dhe më e rëndësihme është të ndërtosh ura se mure. Deputetja franceze Mirej Klapo thekson faktin se vitin e fundit është rritur ndjeshëm numri i azilkërkuesve në Francë”, u shpreh Klapo.

Gjithashtu më tej ajo komentoi për çështjen e azilkërkuesve shqiptar në Francë, të cilën e sheh si problematike, por thekson faktin se shqiptarët nuk duhen të largohen nga vendi i tyre sepse është një vend i sigurt.

“Në Francë ka shumë shqiptar të varfër të cilët vijnë dhe kërkojnë azil, ndërkohë që francezet nuk e kuptojnë se Shqipëria është një vend me pasuri kulturore me bukuri natyrore dhe historike, por duhet shpjeguar fakti se Shqipëria është një vend i sigurt. Ndaj unë u them francezëve se Shqipëria nuk është një vend i tmerrshëm dhe i pasigurt siç paraqitet nga shqiptarët që kërkojnë azil”, është shprehur deputetja.

Deputetja franceze ishte e pranishme në Panirin e Librit, ku dhe prezantoi librin e saj të parë i cili është përkthyer edhe në gjuhën shqipe “Nga ishulli i Diomedit do të ngre këtë urë”.