Deputetja e VV’së: Reagimet e Haradinajt dhe Bytyqit ndaj vendimit të KShC’së, janë skandaloze dhe shqetësuese

Deputetja e VV’së: Reagimet e Haradinajt dhe Bytyqit ndaj vendimit të KShC’së, janë skandaloze dhe shqetësuese

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka vlerësuar se reagimet e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ndaj vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, janë sa skandaloze, aq edhe shqetësuese.

Madje, sipas deputetes Nagavci, janë kërcënim serioz, jo vetëm për anëtarët e KSHC-së, por për zhvillimet në arsim, për cilësinë dhe të ardhmen e të rinjve e fëmijëve tanë.

Në këtë drejtim, siç ka shkruar Nagavci në Facebook, në rrethana normale, sot me urgjencë do të duhej ftuar menaxhmentin, rektorët e prorektorët, bashkë me anëtarët e Këshillave Drejtuese të Universiteteve publike, t’i mbanin ata përgjegjës për situatën e krijuar dhe për arsyet që sollën deri te Vendimi për mosakreditimin e tri universiteteve publike.

Ky është postimi i plotë i saj: