Derby – Cardiff: Alarm urgjence në Angli, tifozët dhe lojtarët evakuohen nga stadiumi

Derby – Cardiff: Alarm urgjence në Angli, tifozët dhe lojtarët evakuohen nga stadiumi

22:15 |

Një ngjarje  e pazakontë ka ndodhur sot në futbollin anglez, para fillimit të takimit mes Derby dhe Cardiff.

Lojtarët e Derby dhe ata të Cardiff kanë lënë fushën me urgjencë, pas një situate të komplikuar.

“Vëmendje ju lutëm, kjo është një urgjencë. Ju lutem largohuni nga stadiumi në derën më të afërt për dalje” ishte sinjali i dhënë, përcjell lajmi.net.

Pasi nuk pati ndonjë arsye zyrtare për evakuim, lojtarët dhe tifozët u lejuan të kthehen në stadium.

Sipas disa informacioneve të medieve britanike, një tifoz mysafir kishte lëshuar alarmin për zjarr. /Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

22:15 |

TAGS