Dërgimi i mjekëve shqiptarë në Itali, aktorja Sharon Stone: Faleminderit me gjithë zemër Shqipëri

Dërgimi i mjekëve shqiptarë në Itali, aktorja Sharon Stone: Faleminderit me gjithë zemër Shqipëri

lli i kinematografisë Sharon Stone, ka reaguar lidhur me dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali gjest ky që është vlerësuar nga e gjithë Italia e cila po kalon ditë të vështira prej Covid-19..

Aktorja e njohur ka bërë një postim në rrjetin e saj social “Instagram”, ku sihet një foto e eskodit shqiptar para 30 vitesh, kohë kur Italia priti mijëra shqiptarë që vërshuan drejt brigjeve të saj për një jetë më të mirë. Në reagimin e saj ndërsa falenderon Shqipërinë me gjithë zemër, ajo shton se 30 vite më parë Italia na ndihmoi ne, ndërsa sot erdhi dita jonë.

“30 vite më parë Italia vendosi t’i ndihmojë ata. Sot Shqipëria po dërgon doktorë dhe infermierë për të ndihmuar Italinë. Faleminderit Shqipëri me gjithë zemër!”, shkruan aktorja.